“Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli. Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin.” Luka 22:60
Vendi i ngjarjes ishte mbresëlënës: një gjykatë në një natë të ftohtë dhe të zymtë; një zjarr bubulak, ushtarë me zëra kërcënues. I akuzuari ishte një i burgosur, i cili meritonte dhembshurinë tonë përballë një ushtrie akuzuesish të këqinj. Pjetri qëndronte në mes. Ai ndërkohë, kishte protestuar me forcë që nuk kishte të bënte fare me të akuzuarin, Jezu Krishtin, Burrin nga Nazareti. Ai madje pohoi se as që nuk e njihte. Më pas, papritmas, këndoi një gjel.
Atë natë mund të kenë kënduar shumë gjela në Jerusalem, por ky këndim ishte e veçantë, ndërsa Pjetri mundohej të vetëmbrohej. Jezusi e vështroi Pjetrin, dhe Pjetri qau me ngashërim nën barrën e fajit dhe doli përjashta. Ai kishte refuzuar Mësuesin e tij, madje dhe duke debatuar në e njihte apo jo.
Ishte këndimi normal i një gjeli, dhe Jezusi e përdori për të ndërgjegjësuar Pjetrin. A nuk kemi përjetuar ne një situatë të tillë në jetën tonë: biseda, ndodhi të ashtuquajtura të rastit që në fillim janë dukur si të parëndësishme dhe në dukje krejt normale, dhe më pas, na kanë goditur si bombë? Më pas, papritmas, jemi bërë të vetëdijshëm se Jezu Krishti po na fliste si një paralajmërim në përpjekje për të parandaluar një nismë shkatërrimtare. Si Pjetri, ne jemi larguar në mënyrë të shkujdesur nga Zoti ynë në krenarinë, moskokëçarjen dhe vetëbesimin tonë.
Gjeli këndoi, dhe shikimi i Zoti mjaftoi për ta bërë Pjetrin të vetëdijshëm për dështimin e tij, por ajo ishte gjithashtu rruga që të çonte në falje.